Argjentina zbavitet me Haitin e vogël, Mesi shton edhe një tregolësh me kombëtaren

Sërish 3 gola, sërish topin me vete në shtëpi: Lionel Mesi ishte ylli i shndritshëm i Argjentinës, në fitoren 4-0 që kombëtarja amerikano-jugore arriti mbrëmë ndaj Haitit modest.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë, si dhe shtoi dy gola në pjesën e dytë, ndërsa Aguero shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 69-të në miqësoren e luajtur në Buenos Aires.

Nuk ishte test i vërtetë, duke parë që në mars Argjentina u turpërua nga Spanja, por ishte një hap përpara dhe rigjetje entuziazmi, duke u bashkuar rreth Mesit, që shënoi tregolëshin e gjashtë me Kombëtaren, duke shkuar në total në 64 gola në 124 takime me Argjentinën.

TREGOLËSHAT E MESIT ME KOMBËTAREN

Miqësore: Zvicër 1-3 Argjentinë, 29 shkurt, 2012

Miqësore: Argjentinë 4-3 Brazil, 9 qershor, 2012

Miqësore: Guatemala 0-4 Argjentinë, 14 qershor, 2013

Copa America: Argjentinë 5-0 Panama, 10 qershor, 2016

Kualifikuese Botërori: Ekuador 1-3 Argjentinë, 10 tetor, 2017

Miqësore: Argjentinë 4-0 Haiti, 29 maj , 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online