Argjentina ka zyrtarizuar sot listën e lojtarëve që do ta përfaqësojnë në Kupën e Botës këtë verë.
Trajneri Horge Sampaoli ka pasur një detyrë të vështirë, sepse në sulm do të digjej ndonjë emër i madh dhe e ka pësuar Mauro Ikardi.
Një hero për Interin, Ikardi asnjëherë nuk është parë me sy të mirë në atdhe dhe Sampaoli nuk i ka dhënë asnjëherë besim, duke preferuar Gonzalo Higuainin.
Një zgjedhje e çuditshme, por e parashikueshme, duke parë problemet e Ikardi me kombëtaren.
Ndërkaq, është grumbulluar Paulo Dibala, i cili ishte gjithashtu në fije të perit.