Mbrojtësi German Alehandro Pecela nuk është një ndër futbollistët argjentinas më të njohur në botë, por ajo që i ka ndodhur sot është e paharrueshme.
Pas startit të mirë sezonal te Fiorentina, ish-mbrojtësi i Betisit ka merituar grumbullimin në kombëtare, për herë të parë në karrierën e vet.
Moment magjik, por fillimi i aventurës me kombëtaren ka qenë për t’u harruar: Pecela është paraqitur në qendrën stërvitore të Argjentinës në Buenos Aires dhe aty nuk është lejuar të futet!
Rojet e sigurisë nuk e kanë njohur dhe as ia dinin emrin fare, kur Pecela u tha kush ishte. Më pas, u konsultua lista e trajnerit Horge Sampaoli dhe qendërmbrojtësi u detyrua të tregonte një mjet identifikimi, për t’i bindur të gjithë që ishte ai.
Po flasim për Argjentinën e Mesit!