Argjentina dhe dyshimet e Sampaolit, sot me dilemën Higuain

Argjentina evitoi katastrofën, duke mundur Nigerinë në ndeshjen e fundit në grup, ndaj sfida e sotme kundër Francës në 1/8-at pritet me qetësi.

Natyrisht, për argjentinasit nuk është arritje kalimi i grupit, por si po shkonin punët, gjithçka duhet festuar.

Sot në Kazan luhet një finale e parakohshme dhe si gjithnjë sytë janë te Leo Mesi, i cili më në fund u zhbllokua, duke shënuar ndaj Nigerisë.

Ndërkaq, trajneri Horge Sampaoli ka zgjedhjen e vështirë për të vendosur se cilët sulmues do ta nisin nga minuta e parë. Aguero luajti titullar në dy ndeshjet e para në qendër të sulmit, Gonzalo Higuin ishte titullar kundër Nigerisë, por asnjëri nuk shkëlqeu.

Sipas mediave në Argjentinë, ka shumë gjasa që të mos luajë asnjëri prej tyre, duke kaluar si “falso nueve” Mesin, mbështetur nga Kristian Pavon e Angel Di Maria nga krahët.

Pikërisht këtu është dilema e madhe e Sampaolit: me dy sulmues si ndaj Nigerisë, për të përforcuar mesfushën, apo pa sulmues qendror dhe me skemë më elastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *