“Arena Kombëtare” vijon të marrë formë dhe tashmë skeleti i stadiumit po ngrihet, që do të thotë se po ecën mbarë plani për përfundimit e stadiumit kombëtar deri në fund të vitit.
Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve të impiantit “Arena Kombëtare”. Drejtori i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, Tieri Favre ishte prezent në këtë inspektim dhe pa nga afër volumin e deritanishëm të punëve, në kantier.
Në shoqërinë e arkitektit të kësaj vepre Marko Kazamonti, dhe anëtarit të KE-së të FSHF-së, Arben Dervishi, z.Favre ka ndjekur në sektorë të ndryshëm edhe punimet e deritanishme duke u njohur edhe me informacionet e vazhdueshme nga arkitekti, të punës së deritanishme të kryer për këtë impiant, volumi për secilin sektor, hapat e deritanishëm, çfarë është në proçes dhe çfarë ka mbetur pa kryer. Z.Favre iu përgjigj më pas edhe interesimit të medias prezente në objekt, teksa më parë u njoh edhe me projektin e Shtëpisë së re të Futbollit, punimet e së cilës kanë nisur në muajin janar.