Ardon Jashari përfshihet në një listë me Kamavingën, renditet në më të mirët e botës

Ardon Jashari shihet si një nga talentet më premtues për moshat nën 21 vjeç. Mesfushori shqiptar luan me Cyrihun në kampionatin helvet, ku po zhvillon një sezon tejet pozitiv. Kjo ka bërë që Jashari të meritonte edhe ftesën e Kombëtares së Zvicrës për të qenë pjesë e Kupës së Botës që u zhvillua në Katar.

CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve më të mirë nën 21-vjeç për secilin pozicion. Sa i përket listës së 10 mesfushorëve me tipare mbrojtëse më premtues në botë, Jashari renditet i 7-i. Ndërkohë lista udhëhiqet nga Maia i Sao Paolos, i cili ndiqet nga Kamavinga i Realit të Madridit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *