Arbitri me më shumë jehonë në Europë, caktohet drejtësia te Partizani-Tirana

Koha e derbit ka ardhur dhe “Air Albania” do të jetë i tejmbushur në takimin mes Partizanit dhe Tiranës. Ndërkohë është caktuar edhe arbitri për këtë përballje, që do të jetë edhe gjyqtari shqiptar më i njohur në Europë.

Drejtësia i është besuar Enea Jorgjit, që vjen pasi arbitroi takimin mes Interit dhe Barcelonës në “UEFA Youth League”. Gjithashtu Jorgji ka arbitruar në kohët e fundit edhe në “Europa League” në stadiumin e Beshiktashit, ndërsa është përzgjedhur si njeriu i duhur për të përballuar një stadium që do të dhurojë shumë emocione, por njëkohësisht edhe presion mbi vendimet që do të jepen në fushë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online