Shtohen ngjyrat në kartonat e arbitrave. Tashmë përpos atij të verdhë dhe të kuq, gjyqtarët mund të nxjerrin nga xhepi i tyre edhe kartonin e bardhë. Për herë të parë në histori kjo risi është zbatuar në Portugali.
Gjatë derbit mes Benfikës dhe Sportingut të Lisbonës për kategorinë e femrave, stafet mjekësore të të dyja ekipeve kanë hyrë në fushë për të ndihmuar njërën prej lojtareve që ndjente shqetësime. Arbitri ka nxjerrë menjëherë kartonin e bardhë dhe ua ka drejtuar të dyja stafeve mjekësore. Në të kundërt nga kartoni i verdhë dhe i kuq, ai me ngjyrë të bardhë shërben për të vlerësuar klubet për “fair play“-n në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
As equipas médicas de Benfica e Sporting receberam cartão branco após assistirem uma pessoa que se sentiu mal na bancada ? pic.twitter.com/ihin0FAlJF
— B24 (@B24PT) January 21, 2023