“Arbitri është marrë në mbrojtje nga policia“, Ferhati jep detaje pas akuzave për kërcënim ndaj Juxhin Xhajës

Një ngjarje e papreçedentë ndodhi ditën e djeshme. FSHF-ja doli me një reagim zyrtar, ku njoftoi shtyrjen e përballjes mes Kastriotit dhe Bylisit për shkak se arbitrat nuk merrnin përsipër të gjykonin ndeshjen në fjalë, pasi janë kërcënuar nga pala krutane. Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar në studion e emisionit “Proçesi sportiv“ se policia e kryeqytetit ka marrë në mbrojtje arbitrin Juxhn Xhaja. Ferhati njofton se policia kryebashkiake i ka konfirmuar se do ta ndjekë me seriozitet të lartë këtë rast.

“Është një ngjarje shumë e rëndë, duke e parë në pikëpamjen e precedentit që krijon. Unë nuk mbaj mend të kemi patur një ngjarje të tillë, që prodhoi edhe anullimin e ndeshjes në atë lloj mënyrë. Nga pikëpamja kriminologjike, instancat janë duke punuar edhe aktualisht që po flasim. Unë mund t’ju konfirmoj që zyrtarisht nga policia e kryeqytetit më është konfirmuar fakti që gjyqtari në fjalë, gjyqtari kryesor i takimit, ka depozituar një kallëzim penal. I është marrë një kallëzim nga agjentët e krimeve kundër jetës në policinë e kryeqytetit. Nuk ka mbetur vetëm me kaq.

Në aspektin tjetër procedurial, policia i ka ofruar mbrojtjen. Arbitri në fjalë aktualisht është marrë në mbrojtje nga policia. Nuk bëhet fjalë për mbrojtje klasike, ku në banesën e gjyqtarit të ketë forca policie me automatik. Por ka shërbime policore, të cilat do ta mbajnë në vëzhgim për sa kohë që ai është shprehur i rrezikuar për jetën e tij dhe familjarëve të tij. Nga ana tjetër nuk ka patur kërcënim nga telefoni. Kërcënimi ka qenë i drejtpërdrejtë, sipas informacioneve dhe kallëzimit të depozituar nga gjyqtari nga persona të caktuar. Po punohet për identifikimin e tyre dhe nëse janë përsona që mund të kenë lidhje direkte me ngjarjen që ndodhi. Nuk është njoftuar fillimisht policia. Polocia është njohur përmes njoftimit të FSHF-së.

Më pas, ka qenë ky komunikim mes instancave që ka bërë që gjyqtari të paraqitet dhe të depozitojë këtë kallëzim penal. Se sa do t’i shkohet deri në fund kësaj historie,  ne rast se do të kemi zbulim të autorëve, porositësve, apo personave që kanë qenë të interesuar për të krijuar ndjenjën e panikut dhe rrezikut te gjyqtari, këtë nuk di ta them.  Por që titullarë të policisë të kryqyetytetit më kanë konfirmuar faktin që po e hetojnë me seriozitet këtë ngjarje”, ka thënë Eni Ferhati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *