Nevil Dede ishte i ftuar nê Skaner që transmetohet në MCN TV. Teksa ka komentuar derbin mes Tiranës dhe Partizanit, Dede shprehet se bardheblutë do të fitojnë 4-3.
“Juxhin Xhaja ka drejtuar dy derbet e fundit. Arbitri është plus për Partizanin dhe minus për Tiranën. Unë mendoj që është kundër Tiranës.
Terreni në Air Albania është në favor për Tiranën. Organika plus për Tiranën, tifozeria plus për bardheblutë. Ta shikojmë nesër çfarë do ndodhë me tifozët. Pikët është në favor Partizanit. I leverdis të gjithë skuadrave të mos fitojë Tirana.
Energjia kolektive është për Partizanin. Harmonia është për Tiranën. Pra jemi 4-3 dhe për mua ndeshja nesër mbyllet 4-3 në favor të Tiranës. Xhaja më ka borxhe personale mua, jo Tiranës.”, tha Dede. /Sport Ekspres/