Një leksion për gjithë federatat nëpër botë: një gafë e arbitrit mund të rregullohet me provë televizive, sepse kjo e fundit përdoret shpesh për të dënuar lojtarë, por zakonisht kur ka gafa të arbitrave, komisionet disiplinore nuk ndryshojnë asgjë.
Dje u luajt Nantë-PSG dhe u regjistrua një ngjarje komike: Nanta u nis në sulm, në shtesë, ndërsa arbitri Toni Shapron u përplas me një lojtar të Nantës. I rrëzuar në tokë, Shapron tentoi të pengonte lojtarin që e rrëzoi dhe më pas i dha karton të kuq.
The main referee of the game Nantes – PSG, Tony Chapron, sent off the Brazilian Diego Carlos. The reason, the defender knocked down Chapron in the middle of the one race on the field. Who is right? pic.twitter.com/CN1AykGtJr
— ? ? ? ? ? ? (@RobbieRuud) January 14, 2018
Absurditeti është se pikërisht arbitri i ndërpreu rrugën mbrojtësit Diego Karlos, i cili me të drejtë u nervozua jashtë mase dhe e shtyu.
Tani arbitri është pezulluar nga Liga Franceze, që gjithashtu ka fshirë kartonin e kuq për mbrojtësin e pafat.
Quand t’apprends que ton deuxième carton jaune est annulé ?
Diego Carlos sera bel et bien présent pour #TFCFCN ?? pic.twitter.com/eNkkJlU1bE
— FC Nantes (@FCNantes) January 15, 2018