Së shpejti do të shohim ndeshje të Superiores, kupës apo Kategorisë së Parë, të gjykuara nga arbitra finlandezë.
Pas Luksemburgut dhe Maltës, së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me homologen e saj në Finlandë në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.
Edhe treshe tona të gjykimit do të arbitrojnë në ndeshje të kampionatit finlandez, në momentin që ai do të nisë. Po kështu, kurset e trajnimit, do të planifikohen nga ana e të dy federatave për arbitrat e rinj. Në momentet oportune dhe të volitshme, FSHF do të kërkojë arbitra nga Finlanda për ndeshje të rëndësishme në Kategorinë Superiore dhe të Parë, si në këtë sezon, ashtu edhe në sezonin e ardhshëm.