Duket se Arabia Saudite i ka hequr pak nga shkëlqimi dhe ritmi i Mario Mitajt. Super performancat e dikurshme me Kombëtaren, Mario nuk po arrin t’i tregojë në momentin më të artë të tij të karrierës, në Serie A. Futbollisti shqiptar nuk ka debutuar ende me Genoan, teksa këta të fundit kanë zhvilluar dy ndeshje, kundër Napolit dhe Genoa.
Për momentin Mitaj nuk ka luajtur ende një minutë, megjithëse ka qenë gjithmonë titullar në miqësoret që Genoa ka zhvilluar. Performancat e Mitajt në miqësore kanë marrë kritika të vazhdueshme nga tifozët italianë dhe kjo lidhet padyshim me ritmin tjetër që futbollisti shqiptar ka gjetur në Serie A, pas një kohe të gjatë në Arabinë Saudite. /Sport Ekspres/