Qeveria europiane e futbollit ka bërë ndryshime në formatin e Ligës së Kombeve për sezonin e vitit të ardhshëm, ndërsa së fundmi ka bërë publike edhe ndarjen e vazove që do të shërbejnë për të përcaktuar më pas grupet e Ligës së Kombeve. Kjo gjë është vendosur gjatë mbledhjes së djeshme, ndërsa ajo që vihet re është edhe fakti se mund të kemi Shqipërinë dhe Kosovën në të njëjtin grup.
Kështu, si kuqezinjtë ashtu edhe dardanët do të garojnë në Ligën C në sezonin e ri, ndërsa nga ajo çfarë ka publikuar UEFA, të dyja skuadrat bëjnë pjesë në vazo të ndryshme. Shqipëria do të jetë në vazon e parë së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, kurse Kosova është pjesë e vazos së dytë me përfaqësueset e Maqedonisë së Veriut, Biellorusisë dhe Qipros.
Ndërkohë një kundërshtar i fortë që shorti, i cili do të hidhet më 3 mar të vitit të ardhshëm në Amsterdam, mund të rezervojë për kuqezinjtë e udhëhequr nga Reja është Kombëtarja e Sllovenisë, që bën pjesë në vazon e tretë./Sport Ekspres/