Apolonia me frymë të re nga italiane, në Fier refuzojnë lojtarë nga filozofia e merkatos

Pas një sezoni fantastik në Kategorinë e Parë, Apolonia e gjen veten tashmë mes më të mirave të Shqipërisë. Projekti i klubit fierak ka dhënë efektet pozitive dhe tashmë vjen momenti për të sjellë përforcime të reja si në stafin drejtues ashtu edhe në lojtarë, në mënyrë që ecuria të jetë sipas objektivave.

Një frymë e re italiane do të vijë në skuadër, teksa te Apolonia tashmë kanë arritur marrëveshjen me drejtori ne ri teknik dhe me trajnerin e përgatitjes fizike, të dy nga përtej Adriatikut. “Panorama Sport“ raporton se Xhovani Kolela ka mbyllur marrëveshjen për postin e drejtorit teknin dhe do të prezantohet në ditët e ardhshme, ndërsa nga pas sjell një eksperiencë të madhe në vendlindjen e tij.

Sa i përket merkatos së lojtarëve, fierakët e kanë të qartë filozofinë e tyre dhe nuk heqin dorë prej saj. Kriteri kryesor për të qenë pjesë e Apolonisë është mosha, teksa vetëm ata me moshë më të vogël se 24 vjeç pranohen të lidhin një kontratë afatgjatë me klubin. Në Fier duan talente të rinj për t’i rritur dhe për t’i shitur më pas në Superiore dhe jashtë Shqipërisë. Kjo është edhe arsyeja përse kanë refuzuar të arrijnë një marrëveshje me Antonio Markun apo edhe Mikel Cankën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *