Apolonia e nis me “marsh të pestë” ndaj Bylisit, Ndreca tregon muskujt dhe i heq fitoren nga duart

Apolonia e ka nisur me “marsh të pestë” takimin ndaj Bylisit duke krijuar idenë e fitores së parë në Superiore. Haxhiu dhe Mihana realizuan dy golat në harkun kohor të 18 minutave për të sjellë disi qetësinë në krahun e skuadrës që sapo u ngjit në elitën e futbollit shqiptar.

Por në të njëjtin mendim nuk ishte Ndreca, që ngushtoi diferencat në minutën e 28 dhe barazoi shifrat në minutën e 69. Një pikë e marrë me shumë vlerë për skuadrën e Dovedan duke parë mënyrën sesi ka shkuar ndeshja, ndërsa Apolonia duhet të punojë më tepër për të marrë maksimumin në këto takime të para dhe për të qënë konkurrente për mbijetesën në elitë. /Sport Ekspres/

Apolonia: Harizaj, Sota, Bumbar, Agiare, Mihana, Zaimaj, Jeboa, Mehmeti, Haxhiu, Ejoh, Artu

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Alan, Ndreca, Mëllugja, Kardozo, Murataj, Hadroj, Dushkaj, Mehmetllari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *