Antonio Conte e ka ende peng finalen e Tiranës, i kundërvihet UEFA-s: Nuk u treguan aspak të drejtë me ne

Antonio Conte ndryshoi totalisht Tottenhamin sezonin e kaluar, duke arritur të kualifikohet në Uefa Champions League. Pas ardhjes së italianit u pa një përmirësim i ndjeshëm në performancën e londinëzëve. Megjithatë, pavarësisht suksesit të arritur, Conte ka një peng nga sezoni që shkoi. Sipas ish trajnerit të Juventusit dhe Interit, Uefa u tregua e padrejtë me përjashtimin Tottenham nga Uefa Conference League, për shkak të Covid-19. Por ai u shpreh se nëse nuk do ta fitonte skuadra e tij, ishte mjaft i gëzuar ta fitonte Roma këtë trofe.

“Nuk ishte aspak e drejtë që UEFA të na nxirrte nga Conference League. Ne u përjashtuam jo me vullnetin tonë, por sepse nuk u gjet një datë për të luajtur për shkak të Covid. Nuk ishte e drejtë për klubin dhe lojtarët. Mund të ishim protagonistë dhe të shkonim deri në finale. Meqenëse nuk e fituam, megjithatë, jam i lumtur që Roma e fitoi”, -u shpreh tekniku italian për median italiane “Gazzeta.it”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *