Anis Mehmeti shënon golin e parë në Championship, i duhen vetëm 4 minuta për t’i dhënë 3 pikët ekipit kundër Stoke

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Anis Mehmeti ka shënuar golin e parë në Championship. Futbollisti shqiptar ka realizuar në ndeshjen e sotme mes Stoke dhe Bristol City, e mbyllur në shifrat 1-2. Mehmeti e nisi nga stoli këtë takim.

Ai u aktivizua në minutën e 81 pasi shoku i ekipit, Sam Bell u dëmtua. Vetëm katër minuta më vonë Mehmeti arriti që të gjente rrjetën për të shënuar golin e dytë të Bristol City. Me këtë realizim pritet që Anisi të zhbllokohej për të na dhuruar sërish spektakël në të ardhmen. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *