Anglia, stërvitje kundër mallkimit të penalltive

Anglia këtë edicion po bën mirë në Kupën e Botës, pavarësisht se u rendit e dyta në grupin me Belgjikën. Diçka e tillë mund t’i shërbejë për mirë, pasi eviton përplasjet me skiadrat e ashtuquajtura të mëdha, së paku deri në gjysmëfinale.

Që nga viti 1966 Anglia nuk ia ka dalë më që të triumfojë në eventin më të madh sportiv në planet dhe këtë edicion kërkon që të bëjë surprizën. Paçka se në organikë ka elementë mjaft të rinj dhe është një nga kombëtaret me moshën mesatare më të re, përfaqësuesja e “tre luanëve” do tentojnë që të marrë kurorën e botërorit në Rusi.

Gjithsesi historia ka treguar se për ta ka një mallkim, që janë 11-metërshta. Në të shkuarën penalltitë janë bërë pengesë e anglezëve në Kupë e Botës dhe për këtë gjë tekniku Southgate mësohet se i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj pjesë, teksa ai e ka bërë përzgjedhjen e atyre që do të gjuajnë 11-metërsha nëse do të duhet gjithnjë. Anglia ka marrë 2 penallti këtë edicion dhe të dyja i ka shndërruar në gol Herri Kejn ndaj Panamsë. Skuadra ka është ushturau shumë për këtë pjesë, para se të nisej drejt Rusisë. normalisht që penalltië janë dhe fat dhe duhet parë nëse puna për kualifikim do të shkojë deri te penalltië.

A do mundet Anglia ta thyej mallkimin e “Ruletës Ruse” pikërisht në Rusi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *