Sot në mbrëmje në Kaliningrad luhet Angli-Belgjikë, sfida që do të vendosë cila skuadër fiton grupin G.
Një situatë absurde është krijuar para këtij takimi, sepse tashmë Belgjika dhe Anglia e dinë mirë se cili short i pret nëse fitjnë grupin apo dalin të dytët.
Për shkak të kombinimit të rezultateve, shorti për 1/8-at e Kupës së Botës është ndarë në dy pjesë dhe pjesa e poshtme e tabelës është shumë më e lehtë në teori.
Kështu, vendi i dytë i grupit të Anglisë do të ndeshet me fituesin e grupit të Japonisë, ndërsa më tej me fituesin e çiftit Suedi-Zvicër. Vetëm në gjysmëfinale bëhet serioze, me emra si Spanjë apo Kroaci në rrugën e vet.
Po pjesa e sipërme e tabelës? Fituesi i grupit të Anglisë përballet me të dytën e grupit të Japonisë, pastaj direkt me fituesin e Brazil-Meksikë. Më pas, me një nga Franca, Argjentina apo Portugalia e Uruguai.
Në këtë mënyrë, sot bëhet detyrim vendi i dytë në grup dhe do të shohim një ndeshje komike, sepse në rast barazimi, do të renditet në vendin e parë skuadra me më pak kartonë të verdhë. Edhe këtë situata mund të bëhet qesharake, me lojtarët anglezë e belgë që mund të nisin spektaklin e ndërhyrjeve të ashpra për të marrë kartonë, fundja rezervat do të luajnë, edhe kartonët e kuq lejohen!