Një Angli e bukur përgjysmë, pa fat në pjesën e parë dhe më shumë fat në fund.
Triumf 2-1, por sa vuajtje për Anglinë ndaj Tunizisë luftarake.
Një ndeshje shumë e bukur nga Anglia në pjesën e parë, kur shënoi gol dhe meritonte të shënonte disa të tjerë.
Nuk e bëri dhe ashtu si Brazili dje, e pësoi, sepse Tunizia fitoi një penallti pa dashje dhe në minutën e 35-të ndeshja u ekuilibrua.
Tunizia mori zemër dhe në pjesës e dytë Anglia e humbi toruan, duke rënë totalisht në aspektin e lojës.
Ndërrime pa ndonjë vlerë, por në fund të ndeshjes Kejn, i padukshëm që pas golit të parë, u zgjua dhe shënoi golin e festës. E merituar, përtej mënyrës.
TUNIZI – ANGLI 1-2
Shënues: Sasi 35′ pen. / Kejn 11′, 90’+1
90’+1 GOL ANGLIA! E ZGJIDH KEJN, NË FRYMËN E FUNDIT, MË KOKË NË ZONË, I HARRUAR NGA MBROJTJA TUNIZIANE.
79′ Goditje dënimi në kufi të zonës tuniziane, gjuajtja e Jang shkon mbi traversë. Anglia po dorëzohet.
70′ Anglia e ka humbur shkëlqimin e pjesës së parë dhe nuk ka më ide. Raste sporadike, presion bosh, duhet ndonjë shpikje.
PUSHIMI I NDESHJES! Ndeshje shumë e çuditshme. Anglia dominoi, shënoi, humbi raste komike, meritonte edhe një penallti, por këtë të fundit e mori Tunizia dhe jemi 1-1. Surprizë për atë që pamë në fushë, por ka edhe 45 minuta!
44′ E PABESUESHME! Lingard kalon portierin tunizian me një prekje të lehtë, por topo përplaset në shtyllë dhe jashtë!
43′ Lingard, mbi traversë! I vetëm te pika e penalltisë, sulmuesi godet dhe topi devijohet mbi traversë. Rast i pabesueshëm!
39′ Gabime komike në zsonën e Tunizisë, fillimisht mbrojtja tuniziane dhe pastaj sulmi anglez. Ishte rast ideal për Anglinë.
35’ GOL TUNIZIA! Ferxhani Sasi nuk gabon, duke mposhtur Xhordan Pikford nga pika e bardhë. Tunizia ishte inferiore gjithë kohën, por Anglia ka talentin që t’i bëjë vetë lëmsh gjërat.
A penalty scored by Sassi for Tunisia making it 1-1 at 35 minutes pic.twitter.com/ZEHDybuUXg
— GamingNetwork (@GameNetwork101) June 18, 2018
33’ PENALLTI PËR TUNIZINË! Sulm nga e djathta, kros në zonën angleze, ku Kajl Uoker ndal me faull Ben Jusefin dhe 11-metërsh, pas konsultimit të dytë me VAR.
27′ Tunizia rrezikon, për herë të parë sonte: Sasi me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, që devijohet në këndore. Anglia nuk mund dhe nuk duhet të bëjë gabimin e Brazilit mbrëmë!!
24′ Këpucë me defekt? Edhe Lingard nuk shënon dot nga pak metra, duke i shkuar huq. E çuditshme.
18′ Anglia nuk ndalet. Henderson lëshon një predhë nga distanca, por portieri i sapofutur Ben Mustafa pret bukur.
15′ Për të ardhur keq, portieri i Tunizisë Hasen po luante i dëmtuar prej disa minutash dhe nuk ia del të vazhdojë. Zëvendësim, mes lotëve!
11′ GOL ANGLIA! Anglia po e kërkonte golin me ngulm dhe e gjeti. Këndore, Stouns me kokë meritonte golin, por portieri tunizian grushtoi në mënyrë fantastike dhe Herri Kejn (kush tjetër?) afër vijës fatale nuk gaboi, duke shënuar!
GOAL! HARRY KANE! GREAT START BY ENGLAND!#ENG #ENGTUN #WorldCup pic.twitter.com/2sDJnhq1pP
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) June 18, 2018
4′ Sterling?! Nga pak metra, sulmuesi gjuan jashtë me portën bosh, pas një pasimi perfekt nga Lingard. Ky i fundit kapet pozicion jashtë loje, por e pafalshme gjithsesi për Sterling!
3′ ANGLIA PRANË GOLIT! Sulm i shpejtë i Anglisë, Tunizia hutohet dhe Lingard ka një rast ideal, por gjuajtja e tij largohet me këmbë nga portieri Hasen. Me fat Tunizia!
1′ NIS NDESHJA
E ka radhën Anglia të zbresë në fushë, në një Botëror me shumë surpriza e pak siguri. Tre Luanët nisën favoritë ndaj Tunizisë, në një sfidë që është luajtur edhe në Botërorin Francë ’98.
Sot Anglia niset me një formacion shumë të ri, mosha mesatare 26 vjeç, ndaj kurioziteti është i madh për të parë punën e trajnerit Geret Sauthgejt.
Tunizia ka një ekip modest në letër, por u kualifikua lehtësisht për në Kupën e Botës dhe ka disa lojtarë mjaft cilësorë në mesfushë.