VAR zgjidh problem, por kur përdoret si duhet. Teknologjia në futboll, e përdorur në mënyrën e duhur, mund të evitojë arbitrime të këqija, gola të parregullt, apo të shohë nëse një gol e ka kaluar vijën fatale apo jo.
Megjithatë, në Angli duket se duan praktikë, që ta mësojnë si përdoret.
Dje luhej Hadërsfild-Mançester Junajtid, që përfundoi 0-2, por pas ndeshjes më shumë u fol për VAR-in, sesa për ndeshjen.
Pse? Sepse arbitri Kevin Friend i anuloi një gol Huan Matas pas konsultimit me teknologjinë dhe pamjet e bëra publike pas ndeshjes ishin si të marra nga një film komik.
Vija të shtrembra, si të bëra nga një fëmijë, si dhe një vijë që nuk është as paralele me vijën e zonës. Në rrjetet sociale plasi gallata, por Zhoze Murinjo nuk ishte aq në humor: “Janë të kënaqur me atë që kanë bërë? Kjo është ndihma teknologjike për të cilën kanë nevojë? VAR duhet të ndërhyjë kur pamjet tregojnë një situatë të qartë, a ju duket ky një rast i tillë?”.
#VAR lines????? Drawn with a 5 year old with a crayon! Not even in parallel to the box. pic.twitter.com/1r2wrvUuiU
— Andy Dowding (@Andy_Doods) February 17, 2018
I’ve seen straighter lines in nightclub toilets than that #VAR decision pic.twitter.com/0QlzdQ8j0d
— Chris Wood (@ChesnoidGaming) February 17, 2018
#HUDMUN #btsport this just in, this was the latest #VAR footage that the refs used to determine of Mata was onside or not… pic.twitter.com/wTmiIhPqNl
— T-Bag (@TeaBag2017) February 17, 2018