Juventusi do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Sampdorias, atje ku bardhezinjtë priten me kuriozitet për të parë “fytyrën e re”. Kjo pasi do të debutojë Andrea Pirlo si trajneri i tyre, por njëkohësisht nga minuta e parë do ta nisë edhe Kulusevski, një talent që shkëlqeu në sezonin e fundit në elitën e futbollit Italian.
Në mediat fqinje raportojnë se edhe Xhakomo Vrioni do të jetë i ftuar në këtë ndeshje. Pra sulmuesi i Shqipërisë nuk do të largohet në merkaton e verës për të provuar një eksperiencë të re. Gjatë gjithë këtyre ditëve ka vazhduar stërvitjen me ekipin e parë dhe mund të ketë minutat e tij të aktivizimit nëse Juventusi e mbyll përpara kohe me Sampdorian. Për më tepër pas një jave do të nisi edhe kampionati për Juventusin U-23, atje ku Vrioni duhet të jap kontributin në fushën e lojës si protagonist. /Sport Ekspres/