Kristal Abazaj u rikthye edhe një herë në Superiore në fillim të këtij sezoni pas asaj eksperience jot ë mirë në Belgjikë me Anderlecht-in. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të përshtatej dot në kampionatin belg, ndërsa në radhët e Kukësit po rigjen sërsih formën e tij. Golat e asistet nuk kanë munguar me fanellën e verilindorëve dhe kjo mund të bëjë që në drejtim të tij të zgjohet interes.
Largimi i tij nga Kukësi mund të vijë, por megjithatë duket se Anderlecht-i nuk do të jetë klubi që do e presë. Megjithëse këta të fundit kanë ende në pronësi kartonin e futbollistit shqiptar në Belgjikë përflitet për një largim të Abazajt. Shuma e përfituar nga largimi i tij do të sjellë një rritje të të ardhurave të klubit, që nuk i ka aspak punët mirë me financat këto kohë.
Pjesë e largimeve pritet të jenë edhe lojtarë të tjerë të lënë me huazim, Vranjes, James Lawrence , Thomas Didillon dhe Josué Sa, prej të cilëve synohet që të përmirësohet gjendja financiare e gjigantëve belg. Gjithashtu Abazaj e ka lënë të kuptohet se do t’i pëlqente një eksperiencë e re në një kampionat të huaj, ndërsa forma e mirë që po kalon te Kukësi rrit mundësitë e një skenari të tillë, që mnë fund duket se do të lumturonte të dyja palët./Sport Ekspres/