Analiza taktike te Tirana-Teuta/ Lika bën gabime që kushtojnë trofe, Teuta më e mirë edhe fizikisht

Analiza taktike te Tirana-Teuta nga ana e Oltijon Kërnajës për “Sport Ekspres”

Tiranës i dolën në pah, të njëjtat probleme që u shfaqën në Champions. Portieri Lika nuk jep më siguri, gabime që i kushtojnë trofe. Difekti tjetër mesfusha. Nuk ka një lojtar që të zëvendësoj Batha-Celhaka.

Pas dëmtimit të Bathës, u improvizua me Mucën, rol që Muca nuk e bën që nga koha e 19 vjeçarëve. Pastaj u improvizua Cale si një numër 6… që doli përsëri dështim. Teuta vazhdon të jetë ai ekipi cinik, me shumë mbrojtje të fortë dhe me një super Hebaj. Hebaj po tregon se di të bëj gola të rëndë në peshë dhe është akoma vetëm 22 vjeç.

Tirana vinte me ndryshime në rreshtimin

1-4-2-3-1

Lika

Toli-Najdovski-Vangjeli-Ismajlgeci

Batha-Celhaka

Cobina-Torasa-Halili

Muci

Tirana ishte përsëri konfuze me lojën e saj ku Muci u shërbye pak, Halili nuk e mbështeti në asnjë rast. Cobina akoma është vet-vetja. Tirana ndryshe nga ekipi i kampionatit, që kishte rrjedhshmëri, 3 ndeshjet nuk ka rrjedhshmëri dhe llogjikë loja. Repartet nuk arrin të lidhen me njëri-tjetrin! Blerjet e reja Toli-Avdiaj akoma nuk janë adaptuar me lojën e ekipit. Kanë distanca të gjata në mes tyre. Tirana ka nevojë për merkato. Lojtarë të tjerë në organik. Teuta si gjithmonë një ekip cinik i mirë rreshtuar mbrapa, duke mos bërë gabime.

Distanca të shkurtra mes repartesh, në pritje të gabimeve të kundërshtarit. Me ikjen e  Kallakut, trajneri Martini e ka gjetur zëvendësuesin brenda ekipit, duke adaptuar Emiljano Vilen në rolin e tij. Ndërsa dyshja- Avdyli- Aleksi , mendonte të jepte më shumë lirshmëri në detyrat mbrojtëse. Treshes L.Vila-E Vila- Beqaj mbështetje te Hebaj në manovrën sulmuese. Teuta i la terren Tiranës duke pritur gabimet e tyre, Martini e theksoi se këto ndeshja nuk luhen, por fitohen. Ashtu veproj duke futur Hebaj në vend të Krasniqit, që ka karakteristika për të shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit me Lorenzo Vilën që shkaktonte problem me shpejtësinë e tij. Një Teutë më e mirë se Tirana edhe në aspekt fizik, megjithëse kishte luajtur më vonë në Kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *