Analiza e Sulejman Starovës: Mos u çudisni! Skënderbeu është bërë për të prishur punë

Superiorja e ka mbyllur siparin për vitin 2019, atje ku shohim një kampionat të ngjeshur. Ende nuk kemi ekipet që kanë bërë diferencën dhe gjithçka është e hapur, me Bylisin që është surpriza më e bukur dhe renditet në vendin e dytë.

Në emisionon “Pressing”, trajneri Sulejman Starova ka bërë një analizë të shkurtër për kampionatin shqiptar, duke u ndalur edhe te Skënderbu.

“Skënderbeu po na rezulton si një skuadër që vetëm të prish punë. Kukësi nuk e mposhti dhe nuk mund të ketë një diferencë më të madhe. E përsëris, mos u çudisni. Ky ekip është për të prishur punë, pavarësisht se ka një nga portierët më të mirë apo lojtarë si Bregu apo Krasniqi. Ky është kampionati jonë dhe buxhetet e klubit janë aty-aty, pa shumë diferenca. E shoh si një kampionat të bukur dhe nuk kemi një Dinamo Zagreb që të jetë shumë më lartë se të tjerët”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online