Analiza taktike e ndeshjes Shqipëri-Hungari nga Oltijon Kërnaja për Sport Ekspres!
Reja vinte me rreshtimin e tij ,tashmë modë. 1-3-5-2. Me disa ndryshime të detyruara për shkak të kartonëve. Uzuni në vend të Manaj, Bajrami në vend të Bares, Doka në vend te Hysaj!
Berisha
Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti.
Trashi-Abrashi-Gjasula-Bajrami-Doka
Balaj-Uzuni!
Trajneri Reja përgatiti shumë mirë ndeshjen, e njihte në detaje kundërshtarin, si pikat e dobëta ashtu edhe te fortat duke ia bllokuar! Këtë ndeshje kishte pikërisht lojtarin adapt, për sistemin 3-5-2, Bajramin, një mesfushor tipik “10”- që luan mes dy linjave, vertikalizon , i jepte shpejtësi dhe paparashikueshmëri aksioneve sulmuese! Por zgjedhje e guximshme vendosja e Balaj, ne majën e sulmit, .
Duke u nisur nga deklarata e Rejas , një dite më përpara: “Do i sulmojmë me lojtarët tonë më të shpejtë. Ai aktivizon sulmuesin tonë më të ngadaltë, Balaj… duke mos aktivizuar Cikalleshin ose Broja lojtarë më në formë edhe ne klubet respektive! Duke parë karakteristikat e Balaj, do mund ti duhet Kombëtares tonë në ndeshjet me Andorra ose San Marino, ekipe që do qëndrojne mbrapa!
Dhe pikërisht Shqipëria sonte çaloj në 20 metrat fundit, në finalizim! Prandaj është koha që Balaj, duhet të hapi krahun për sulmuesin e së ardhmes, Broja! Mbrojta ishte solide duke luajtur thjeshtë duke mos komplikuar as rastin me të vogël, nuk ju dha asnjë mundësi sulmuesve kundërshtar!
Ekipi luajti bllok, ku lojtarët zbatuan në mënyrën më të mirë te mundshme detyrat e trajnerit në të dy fazat e tranzicionit! Shpejtësia e Uzunit me krijmtarinë e Bajramit i vendosën shumë herë në vështirësi kundërshtarët hungarez. Mbrojtësit e krahut si Doka dhe Trashi kërkuan shumë herë thellësinë në manovra sulmuese, gjë e cila i sillte më shumë lirshmëri mesfushorëve qendror për të deportuar në zonë.
Ndeshja sot tregoi se askush nuk e ka vendin e sigurt në Kombëtare, pikërisht sot, zgjedhjet e “dyta të trajnerit, të cilet erdhën për shkak të kartonave të titullarëve ishin ndër lojtarët më të mirë te ndeshjes, Doka, Bajrami , Uzuni, Broja , apo edhe Laçi! Tashmë falë punës së shkëlqyer te FSHF, në zbulimin e lojtarëve, Kombëtarja jonë ka shumë mundësi zgjedhje!