Analiza e Endri Çekiçit: Kur Skënderbeu ishte nivele të larta, u rrit edhe Superiorja

Endri Çekiçi ka folur edhe për Superioren në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”. Më konkretisht është prekur niveli i futbollit shqiptar, ndërsa sipas sulmuesit shqiptar, rritja e Skënderbeut dhe suksesi në Europë ka rritur edhe nivelin e Superiores.

“Unë shkova jashtë kur isha 16 vjeç dhe nuk luajta në Superiore shumë gjatë. Besoj se ka disa, nuk di si ta them, skepticistë këtu në Shqipëri. Njerëzit kanë dyshime më pas për të marrë lojtarë të tjerë. Normalisht që është shumë e vështirë përshtatja. Për mua besoj se ka qenë më e lehtë, sepse shkova me moshat dhe u rrita gradualisht. Ka qenë më e lehtë për mua që të adaptohem, edhe në momentin kur kam kaluar në ekipin e parë.

Në të vërtetë, ritmi ndryshon shumë në Superiore. Në kampionatin slloven, ritmi është më i ulët se kampionati kroat. Kur Skënderbeu ishte në nivele të larta, edhe niveli i Superiores u rrit. Kur rritet një skuadër, rritet kompeticioni dhe niveli i kampionatit”, ka thënë Çekiçi. /Sport Ekspres/