Alternativa e papritur për stolin bardheblu, Tirana hedh sytë nga fituesi i IPKO Superliga

Tirana ka përveshur mëngët për të gjetur pasardhësin e Julian Ahmatajt në krye të pankinës. Disa emra janë lakuar për të marrë këtë post, ndërsa një pistë e re ka dalë në dritë. Sipas asaj që raporton gazeta “Zëri”, bardheblutë mund ta gjejnë trajnerin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për Zekrija Ramadanin, i cili në të shkuarën ka drejtuar Shkupin dhe njihet me kampionatin shqiptar, ku ka qenë në krye të Flamurtarit.

Ndërkohë suksesin  më të madh e ka arritur në IPKO Superliga të Kosovës, ku ka arritur të fitojë dy herë titullin kampion me skuadrat e Trepça ’89 dhe Feronikelin. Eksperienca dhe trofetë nuk i mungojnë për ta ulur në stolin e Tiranës. Vetë Ramadani ka pohuar për “Zëri” se menaxheri i tij është në kontakte me dy klube, megjithëse nuk ka zbuluar asnjë emër prej tyre./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online