Kampionati shqiptar është ndalur për shkakun e Koronavirusit dhe një nga shqetësimet më të mëdha është koha e vazhdimit. Kjo është e varur nga pandemia e COVID-19, se kur gjendja do të rikthehet në normalitet.
Më pas shqetësimi tjetër është forma e lojtarëve, të cilët janë të izoluar dhe kanë humbur shumë nga periudha e mëparshme, për shkak të mungesës së stërvitjes. Pavarësisht faktit se po marrin disa programe nga ekipi i tyre për t’i zbatuar në shtëpi, është krejtësisht tjetër nga përgatitjet e zakonshme në fushat stërvitore.
Gjithsesi klubet shqiptare mbeten në kontakte të vazhdueshme dhe të përditshme me lojtarët e tyre, që tashmë janë të shpërndarë në rrethe dhe shtëpitë e tyre. “Top Story” ka zbuluar edhe disa biseda të mjekut të ekipit, Dimosten Gjinit me futbollistët, ku Telushit i kërkohet që të mos shtojë peshë.
Biseda me Bardhin
Mjeku: Alo! Bardhi si je, si dukesh? Me këtë gripin, me këtë virusin?
Bardhi: Mirë, pa problem.
Mjeku: Po për zbatimin e programit që ju kemi dërguar?
Bardhi: Po vazhdoj, ja tani sa mbarova ushtrimet në oborrin e shtëpisë.
Mjeku: Çfarë bëre sot?
Bardhi: Ushtrimet për muskujt e poshtëm të këmbëve dhe për muskujt lart. Pak a shumë ato që na keni dhënë në program.
Mjeku: Ok!
Biseda me lojtarin Telushi.
Mjeku: Si po kalon këto ditë?
Telushi|: Mirë fare, kam ardhur tek prindërit në Vlore se kemi shtëpi private dhe e kam më të lehtë këtu.
Mjeku: Rri në karantinë, apo del?
Telushi: Deri këto dy ditë nuk kam dalë fare!
Mjeku: Ndonjë problem në familje, në këtë situatë?
Telushi: Jo jo, çdo gjë ok.
Mjeku: Po me programin qe kemi dërguar dhe mbajtjen e formës sportive?
Telushi: Deri tani po i mbaj të gjitha dhe këto që na shpjeguat ju për koronën, edhe pjesën e stërvitjes dhe unë pak minuta kam që mbarova stërvitjen. E bëj këtu se kam oborr, se kam oborr të madh jashtë shtëpisë.
Mjeku: Si e ndjen veten?
Telushi: E ndjej veten shumë mirë.
Mjeku: Kjo periudhë nuk dihet sa do shkojë dhe duhet të mbash formën sportive. Asnjë kilogram nuk duhet të vini mbi peshë.
Bisedat me lojtarët e Partizanit
(20:00-22:00)