Aliti tund rrjetën në luftën për mbijetesë, Kalmar me një këmbë në elitën e Suedisë

Ekipi i Kalmarit është duke mposhtur skuadrën e Brage me rezultatin 1-0, ndërsa golin e vetëm deri tani në këtë takim e ka shënuar mbrojtësi shqiptar, Fidan Aliti. Ky i fundit ka gjetur rrjetën kundërshtare në minutën e 61 të takimit dhe është duke i dhënë klubit një fitore që do i sigurojë  një vend në elitën e futbollit suedez edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e sotme është e dyta midis Kalmarit dhe Brage, teksa të dyja ekipet luajnë “play off”-in për të qenë pjesë e Ligës më të lartë të vendit skandinav. Përballja e parë është mbyllur me shifrat 0-2 në favor të Kalmarit, ku protagonist ka qenë edhe një herë tjetër futbollisti shqiptar, Aliti, i cili arriti të jepte një asist në atë takim./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online