Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, pas fitores së arritur ndaj Lacios ka ndërhyrë për “Premium Sport” duke komentuar: “Ishte ndeshje e vështirë, pasi Lacio është forca e tretë e kampionatit. Ne përpara, pra në sulm, jemi pak me numër, por kemi zhvilluar një ndeshje që nuk duhet bënim. Sonte skuadrës i kërkova këtë provë, kishim shpenzuar shumë. Episodi i fundit vendosi, ishte i zoti Dibala.
Janë 3 pikë të rëndësishme, në ndeshjet e fundit kemi luajtur gjashtë herë jashtë fushe. Lacio zhvilloi një ndeshje të mirë, u mbulua mirë. Ne mbrapa kemi bërë mirë si grup. Kur je në një moment të caktuar të sezonit dhe luan ndaj një ekipi që na ka goditur me kundërsulme, pra si Lacio, duhet të jesh më i shkathët. U treguam të zotë, qëndruam deri në fund të ndeshjes vigjilent”.
Por, çfarë sigurish jep kjo fitore? “Në aspektin e karakterit kam një skuadër që prej vitesh luan në një mënyrë, por sidomos me bindje, pasi edhe kur nuk jemi në ditën tonë më të mirë, marrim rezultatin. E dija se do të ishte ndeshje e shëmtuar, duhet të merrnim këtë fitore dhe e kemi bër.ë Nuk mund të përplaseshim me një mur, që është Lacio. Të mërkurën do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të jemi të përgatitur dhe kjo fitore të na japë atë shtysë”.
Dibala ka shënuar dhe ndoshta kjo do ta ndihmojë: “Goli i tij ka një domethënie të madhe për ekipin. Ka nisur një ecuri tjetër, një futbollist i rëndësishëm. Duhet të jemi të lumtur, por duhet edhe të mendojmë për Totenhamin. Për t’u përmirësuar. Tani Paulo është në kushet për të bërë një fund sezoni fantastik”.