Alegri: Në Torino na mohuan penallti, sot na e dhanë kundër!

 

Masimiliano Alegri nuk e ka gëlltitur penalltinë në kohën shtesë në ndeshjen Real-Juventus dhe sulmon arbitrimin. “Nuk dua të gjykoj vendimin e arbitrit, më vjen keq. Djemtë kishin bërë mirë për 60 minuta, por pësuam dy gola në Torino megjithatë, ndërsa sonte nuk pësuam dhe ndodhi ajo që ndodhi, me episodin final. Ndodhi e kundërta e asaj që ndodhi në ndeshjen e parë, me Kuadradon. Unë e imagjinoja se ai episod do të kishte ndryshuar kualifikimin. Më vjen keq, sepse skuadra meritonte të paktën kohën shtesë”.

Alegri provon që të shohë përtej: “Nuk mund të marrim me vete këtë mërzi dhe tërbim, duhet të jemi më të fortë se këto gjëra. Janë episode që mund të na fortifikojnë. Golat që pësuam në Torino, në Madrid nuk i pësuam dhe mbetet fakti që zhvilluam një ndeshje të madhe. Zëvendësimet? Doja ta çoja ndeshjen te koha shtesë, ku dy lojtarë të freskët do të na jepnin shumë dorë. Duhet të luanim dhe nuk doja të ndryshoja asgjë për të prishur rrjedhën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *