Alegri e nis me “dorë të hekurt” te Juventusi, përjashton 3 lojtarë nga skuadra për arsye disiplinore

Masimiliano Alegri u rikthye pas dy viteve në krye të pankinës së Juventusit. Me të në stol bardhezinjtë ngritën për 5 vite me radhë trofeun e titullit kampion, si dhe shkuan 2 herë në finalen e Champions League, suksese këto që në Torino presin ti arrijnë sërish.

Por për të mbërritur te trofetë duhet përkushtim, punë dhe mbi të gjitha disiplinë. Kjo e fundit duket e panegociueshme për Alegrin, që e ka nisur me dorë të hekurt sezonin parapërgatitor me Juventusin. Trajneri italian ka përjashtuar 3 lojtarë për shkak se janë paraqitur me vonesë në seancën stërvitore përpa ndeshjes me Çezenën. Di Pardo, Fraxholi dhe Frabota janë lënë jashtë skuadrës dhe duhet të refektojnë për veprimet e tyre nëse duan ta shohin veten pjesë të projektit të Alegrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *