Milani ka thyer pritshmëritë e të gjithëve. Megjithëse vinin nga një sezon i dobët dhe me investime në shifra të ulta, kuqezinjtë kanë arritur të renditen në vendin e 3-të me vetëm 9 pikë diferencë ng kreu. I ftuar në “Marakana” në “TMW Radio”, ish-lojtari Mikele Padovano i ka dhënë meritat kryesore Alegrit dhe Tares. Sipas tij, dyshja në fjalë duhet të nderohet këtë vit, pasi kanë realizuar një mrekulli me këtë Milan.
“Mendoj se Allegri dhe Tare duhet të nderohen këtë vit. Me ekipin që kanë, të qenurit atje është një mrekulli. Ata ishin mjaftueshëm të zgjuar për të nënshkruar me Rabionë dhe Modriçin, të cilët kanë rregulluar shumë gjëra. Këto janë gjëra që i mungojnë Juves, lojtarë me përvojë që ndihmojnë ekipin të rritet”, ka deklaruar Mikele Padovano./Sport Elspres/