Milani ka fituar me shifrat 0-2 kundër Kremonezes. Golat e fitores u shënuan shumë vonë për kuqezinjtë, teksa deri në minutën e 89 rezultati ishte 0-0. Masimiliani Alegri nuk i ka kursyer batutat pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë intervistës së dhënë për “DAZN”-in, trajneri italian ka bërë humor me Bartezagin, lojtarin e tij që doli i dëmtuar nga fusha e lojës. Ai është shprehur se Bartezagi ka meritën e fitores, pasi pas largimit të tij u shënua edhe goli i Milanit.
“Bartezagi ishte i jashtëzakonshëm. Ai doli në momentin e duhur. Më pas Estupinjani hyri dhe dha asistin. Merita për këtë fitore i shkon atij”, ka thënë Masimiliano Alegri në mënyrë ironike./Sport Ekspres/