Vllaznia do të përballet ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët e kërkojnë me patjetër këtë trofe edhe për shkak se mbetet e vetmja rrugë për ta sesi mund të mbërrijnë në Europë.
“Shkodra Sport” raporton se Alban Xhaferi i ka dërguar një ftesë edhe Rudi Vatës. Ky i fundit e ka pranuar atë dhe ka zbritur në Rinas, ndërsa do të jetë në Air Albania për të ndjekur nga afër finalen. /Sport Ekspres/