Alban Meha është kthyer të luajë futboll! Pas muajsh të tërë në “frigorifer”, pa prekur fushat e futbollit, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është transferuar këtë muaj në Jordani, tek Al Faisali.
Sot debutimi: në Champions League kundër uzbekëve të Nasafit erdhi një humbje e thellë 5-1, që ka sjellë eliminimin e shpejtë.
Meha shënoi në shtesë, duke festuar të paktën në aspektin personal, por ekipi i tij dështoi. Duhet kujtuar se tek Al Faisali është transferuar edhe Ivan Gvozdenoviç, ku do të jetë pjesë e stafit drejtues, me trajnerin malazez Nebojsha Jovoviç që është zyrtarisht trajner.
Ndërkaq, përballë Alban Mehës ishte një njohje e vjetër e Superiores shqiptare: Sllvako Lukiç. Mbrojtësi i djathtë, i cili ka luajtur për Teutën e Flamurtarin në Superiore, në pjesën e parë të sezonit luajti te Spartak Tërnava në Sllovaki dhe tashmë kalon në Uzbekistan. Në janar Tërnava shkoi për fazë përgatitore në Turqi, Nasafi e vëzhgoi dhe e pëlqeu në një miqësore, duke gjetur akordin për ta blerë. Shkoi në Turqi me Tërnavën dhe pas pak ditëh kaloi të vazhdonte stërvitjen me Nasafin. Debutim edhe për të sot, 90 minuta dhe një karton i verdhë sot, festë në fund.