“Alban Beqiri është në Kategori të Parë dhe Florian Marku është në Champions League”! Demaj i jep fund zërave: Niveli i tyre nuk ka lidhje fare

Alban Beqiri i bëri krenar shqiptarët pasi arriti që të fitonte medalje në Beograd. Ky sukses i boksierit shqiptar ka marrë shumë vëmendje, por sigurisht që nuk i afrohet jehonës që shkakton Florian Marku. Për këtë arsye, njerëz afër Beqirit i kanë kërkuar një duel Florianit për të treguar se kush është më i miri në ring. Ndërkohë në një intervistë për “Shkodran Sport”, boksieri shkodran, Kristian Demaj i ka dhënë fund këtyre zërave me krahasimin e futbollit.

“Dëgjova shumë spekulime në lidhje me nivelin e ndeshjve të Florian Markut. Por ai është pjesë e IBF, një nga katër federatat më të fuqishme të botës. Disa e quajnë edhe “kot” Markun, gabohen, pasi më të mirët në botë kanë kaluar në këto nivele ku gjendet ai sot.

E njoh nga afër Alban Beqirin, ndërsa Florianin vetëm nga rrjetet sociale. Megjithë respektin e madh për Beqirin, por niveli i boksit të tij nuk ka lidhje fare me Markun. Marku është profesionist, ndërsa Beqiri ësht ëmë i miri i amatorëve që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nëse e krahasojmë me futbollin, Marku është në Champions League, ndërsa Beqiri në Kategori të Parë.

E përgëzoj Albanin se nuk ka dalë vet që flasi për këtë gjë, por ka lënë të tjerët. Kjo është sjellje profeisoniste pasi të ndeshesh me Markun, duhet të kalosh disa etapa. Nuk po them se Marku është më i miri i botës dhe nuk është kampion bote si thonë shumë njerëz, është kampion ndërkombëtar dhe është një shkallë para se të sfidosh kampionin e botës”, tha Demaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *