Cristiano Ronaldo zgjodhi që të firmoste për Al Nassr. Një nënshkrim që mbetet thikë me dy presa për trajnerin e kësaj skuadre, Garcia. Ky i fundit e di se nëse do ta mërzisi portugezin, nuk do të jetë e largët dita e shkarkimit.
Këtë e ka treguar edhe media “CBS Sports”, e cila ka folur për bonuset e Ronaldos.
“Ai do të ketë fuqi të paprecedentë, madje do të shkarkojë trajnerin nëse dëshiron. Al Nassr përgatitet të bëhet një Cristiano FC”, shkruhet në media. /Sport Ekspres/