Akuzoi Takajn për trukim dhe i varur nga droga, Kuljiç futet në burg: E bëja me hile, pija 18 litra çaj nga Azia Lindore

Pak muaj më parë do të bënte një rrëfim që do të rezultonte shokues për futbollin shqiptar, teksa akuzonte presidentin e Skënderbeut për trukime ndeshjesh, ndërsa sot i duhet që të shkojë sërish pas hekurave. Bëhet fjalë për Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i Kombëtares së Austrisë, që më parë ishte burgosur për trukime të ndeshjeve. Megjithëse arriti të dilte nga qelia e tij përpara dënimit të caktuar fillimisht nga gjykata për shkak të sjelljes së mirë të treguar, Kuljiç nuk qendron për shumë kohë i lirë.

Kështu, ish-futbollisti është dënuar me 1 vit burgim dhe arsyeja është trafikimi i lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë vetë Kuljiç ka pohuar edhe varësinë e tij nga kokaina, duke rrëfyer se ishte konsumues i saj që prej vitit 1994. Varësia ndaj lëndës narkotike ka bërë që austriaku të gjente edhe zgjidhje për testin që çdo lojtar do të kryente nga organizmat më të lartë të futbollit. Kuljiç ka treguar edhe sekretin e tij, që dilte i pastër në teste.

“E bëja me hile. Një ditë para ndeshjeve konsumoja gjithnjë çaj. 18 litër çaj që vjen nga Azia Lindore dhe kështu testet më dilnin gjithmonë negative”, ka thënë Kuljiç, që më vonë është shprehur i gatshëm për të nisur luftën kundër varësisë së tij.

Sa i përket çajit në fjalë, që vjen nga Azia Lindore, bëhet fjalë për një përierje kokrrash të veçanta së bashku me ëmbëlsues dhe aromatizues që konsumohet e ftohtë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online