Aktivizohet gjithmonë në minutën e 89, zbulohet se çfarë po ndodh me Xhuliano Skukën te Metz

Xhuliano Skuka po aktivizohet pak te Metz. Sulmuesi shqiptar po futet në fushë gjithmonë në minutën e fundit të takimit. Trajneri Boloni priste më tepër nga lojtari i Partizanit. Por cila është arsyeja tjetër që e lë Skukën si zgjidhje të dytë?

“Me Skukën flas pothuajse çdo ditë. Nuk është puna te goli. Është çështja te klubi, që funksionon si  në çdo klub jashtë. Trajneri i Skukës, ka synim sulmuesin që janë duke e shitur.

Vitin tjetër Skuka do të ketë më shumë hapësira. Sulmuesi që kanë tani është sulmuesi më i mirë i ligës. Është politikë e klubit”, tha Bitri në “Ora Sport” në “RTV ORA”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *