“Ajo penallti për City-n ishte një çmenduri, ky nuk është futboll”, Ancelotti zbulon bisedën me Klopp-in: As vetë Guardiola nuk e kuptoi

Carlo Ancelotti ka zbuluar për mediat edhe bisedën që ka zhvilluar me Jurgen Klopp-in. Real Madridi ishte pranë marrjes një penalltie në fund të ndeshjes dhe pikërisht 11 metërshi ishte tema e diskutimit mes tyre. Trajneri italian pranon se nuk kishte prekje me dorë dhe më pas tregon se së bashku me Klopp-in diskutuan për penalltinë e dhënë dje në favor të Manchester City-t, e cila hapi më pas serinë e 7 golave për “qytetarët”. Ancelotti shprehet se ai 11 metërsh ishte një çmenduri e arbitrit, të cilën edhe vetë Guardiola nuk e kuptoi që u akordua.

“Jemi dakord që nuk ishte prekje me dorë. Kemi folur për penalltinë dje që ishte një çmenduri, vërtetë, penalltia kundër Leipzig-ut… kujdes me këtë se ky nuk është futboll, të marrësh një penallti të tillë në Champions League. Mendoj se askush nuk e kishte vënë re, madje as Guardiola nuk e ka kuptuar që e kanë dhënë atë penallti”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *