Ajeti në udhëkryq, vjen një ofertë nga Franca

Arlind Ajeti dhe Torino, një “martesë” që nuk funksionoi dhe që do të marrë fund shumë shpejt, edhe pse qendërmbrojtësi i kombëtares sonë është kthyer në Torino, pas huazimit te Krotone, ku luajti 21 ndeshje në Serinë A.

Në Torino nuk e duan më dhe po i kërkojnë një sistemim, ndërsa calciomercato.com raporton se në orët e fundit një oferta nga ardhur nga Nim, klubi i sapongjitur në Ligën 1, pas një sezoni madhështor në Ligën 2.

Torino kërkon ta shesë mbrojtësin e marrë para 2 vitesh falas nga Frozinone, por Nim nuk ka ndërmend të paguajë. Nëse Torino e lë të lirë Ajetin, Nim i ofron një pagë prej 200.000 eurosh në sezon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *