Ajaksit i largohet një futbollist papritur, frikë nga tensionet mes SHBA-Iran

Ekipi i Ajax-it është grumbulluar në Katar, ku po kryen përgatitjen për nisjen e gjysmës së dytë të sezonit. Por klubi ka njoftuar largimin e futbollistit Sergino Dest nga grupi, për tu rikthyer sërish në Amsterdam.

Shkak janë bërë tensionet e fundit mes SHBA-së dhe Iranit, që tashmë duket se kanë prekur edhe sportin. Mbrojtësi i djathtë i Ajax-it, që në tetor zgjodhi të përfaqësojë Kmbëtaren e SHBA-së, është ndjerë i rrezikuar dhe i pasigurtë në Katar dhe i ka kërkuar klubit kthimin në Holandë. Këta të fundit e kanë mirëkuptuar 19-vjeçarin, duke ia plotësuar kërkesën.

“Sergino Dest ka kërkuar nëse mund të largohet nga qendra stërvitore e Ajax-it në Katar. Ai nuk ndihej i qetë. Ajax-i e kupton kërkesën e tij dhe i është përgjigjur asaj”, ka bërë me dije klubi holandez./Sport Ekspres/