U luajt edhe sot në Holandë, aty ku për Krishtlindje nuk bëjnë pushim, si në pak vende të Europës. Kampionati kryesohet për momentin nga PSV Eindhoven, 46 pikë në 18 ndeshje, ndërsa rivali i vetëm për titull është Ajaksi.
Skuadra nga Amsterdami fitoi sot me përmbysje 3-1 ndaj Vilem II, ndërsa protagonist i madh ishte një mbiemër shumë i njohur, Klajvert. Jo ish-sulmuesi i Ajaksit, Milanit e Barcelonës, por i biri i tij Xhastin. Është vetëm 18 vjeç dhe ndryshe nga i ati, luan si sulmues krahu, duke krijuar më shumë për shokët, por mes sezonit të shkuar dhe atij aktual i ka luajtur 28 ndeshje në Eredivisie dhe ka shënuar 7 gola.
He’s at it again ?? #Kluivert pic.twitter.com/gxwuW4TLwj
— Powerleague (@powerleagueUK) December 24, 2017
I fundit erdhi sot, kur ndeshja ishte 0-1 dhe Ajaksi po vuante. Dhjetë minuta pasi pësoi gol Ajaksi, Klajvert shënoi një gol fantastik, me një gjuajtje spektakolare nga një pozicion i vështirë në hyrje të zonës. Që aty nisi kthesa dhe Ajaksi fitoi bindshëm.
Me siguri ndeshjen e ka parë me vëmendje edhe Zhoze Murinjo, i cili ka kohë që e ndjek Klajvertin e vogël dhe e dëshiron në Mançester.
Victory celebrations with the family for Justin! ????????#ajawil pic.twitter.com/xerVgVt3iL
— AFC Ajax (English) (@AFCAjax_EN) December 24, 2017