FSHF ka bërë të ditur që në mëngjesin e sotëm se do të zbatojë të gjitha rrugët që personat përgjegjës për prishjen e stolave në “Air Albania”, të marrin dënimin e merituar. Gjithashtu që këto raste të mos përsëriten në të ardhmen, është thënë se po shihet mundësia që personat të cilët bëjnë akte të tilla vandale, të shfaqen në ekranin e stadiumit së bashku me veprën e tyre.
Ndërkohë edhe vetë klubet e kanë dënuar këtë lloj sjellje nëpërmjet faqes së tyre zyrtare. Nga ana tjetër një reagim i ashpër vjen edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit shprehet dhe i quan tifozët dhunues si “katërkëmbësha” që duhet të mbyllen pas hekurave dhe t’i ndalohet hyrja përgjithmonë në stadium. /Sport Ekspres/