Charles De Ketelaere u cilësua si një nga goditjet e mëdha në merkaton e Milanit, por që nuk po jep rezultat në fushën e lojës. Statistikat flasin kundër belgut, që po vuan me përshtatjen e tij në Serie A. Ish-trajneri i njohur i Milanit, Arrigo Sacchi, nuk është kursyer aspak në mendimin e tij për De Ketelaere-n, për të cilin shprehet se hyn në fushë si humbës.
“Charles De Ketelaere hyn në fushë si një humbës. Ai duket i frikësuar, ka dhimbje dhe kjo duket. Gjithçka është konfuze. Megjithatë, është më mirë të mos nxjerrim konkluzione përfundimtare, të huajve u duhet gjithmonë pak kohë”, ka thënë Arrigo Sacchi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/