Antonio Kasano ka folur për “Viva El Futbol”, ku ka komentuar sfidën mes Milanit dhe Romës. Ish-sulmuesi i njohur ka kritikuar Masimiliano Alegrin. Kasano është shprehur se Alegri po e dërgon futbollin italian në humnerë.
“Allegri është trajneri kryesor, jo menaxheri. Ai po e çon futbollin tonë drejt humnerës, që është katastrofa që Allegri dhe by*lëpirësit e tij kanë krijuar gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai nuk di si të stërvitë, flet budallallëqe, vazhdon të fitojë kaq shumë para dhe nuk e kuptoj pse. Për sa kohë që flas, do të luftoj kundër këtyre njerëzve.
Milani ishte një katastrofë kundër Napolit dhe ai thotë ‘në rastin më të keq, do të barazojmë 0-0’. Do të vijë koha kur këta personazhe do të jenë jashtë futbollit. Sa më shpejt të largohen, aq më i mirë do të jetë futbolli ynë”, ka thënë Antonio Kasano./Sport Ekspres/