Afrimi i ri i Kukësit e harron Kombëtaren e Austrisë: Nuk është prioritet më! Nder të përfaqësoj Shqipërinë ose Kosovën

Albin Gashi është afrimi më i ri i Kukësit dhe vjen nga skuadra e Floridsdorferit në ligën e dytë të Austrisë. Mesfushori 23-vjeçar është formuar në akademinë e Rapidit të Vienës dhe ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Austrisë. Por me mbërritjen në territorin shqiptar e ka hedhur pas të shkuarën. Gashi kërkon që të përfaqësojë Shqipërinë ose Kosovën, duke kërkuar që të mbërrijë në këtë pikë me paraqitjet e zhvilluara me Kukësin në Superiore dhe Europë. Në prononcimin e dhënë për faqen zyrtare të klubit, Gashi është shprehur:

“Kukësi është një klub i madh në Shqipëri dhe është një mundësi e madhe për mua të tregoj talentin tim. E kam ndjekur kampionatin shqiptar kohët e fundit dhe mund të them se është një ligë e fortë dhe me lojtarë të fortë. Vij në Shqipëri për të dhënë maksimumin tim , për të fituar të gjitha ndeshjet me Kukësin dhe për të zhvilluar futboll të bukur.

Kombëtarja e Austrisë? Nuk është prioritet për mua. Dua të jap 100% për Kukësin dhe të shohim çfarë ndodh. Jam shqiptar dhe do të ishte nder për mua të përfaqësoja kombin shqiptar, qoftë me Shqipërinë, qoftë me Kosovën”, ka thënë Gashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *